Borussia Dortmund ka shënuar fitoren e radhës në udhëtim ndaj Arminia Bielefeld, në kuadër të xhiros së nëntë në Bundesligë.
Emre Can nga penalltia realizoi golin e parë në minutën e 31-të të ndeshjes.
Në fund të pjesës së parë, Hummels e dyfishoi epërsinë e vendasve.
Jude Bellingham realizoi për 0:3 në minutën e 72-të, kurse krejt çfarë bënë vendasit ishte goli i nderit i realizuar në minutën e 87-të nga Klos.
Në këtë ndeshje mungoi Erling Haaland, i cili po rikuperohet nga një lëndim.
Me këtë fitore, Dortmund ngjitet në kuotën e 21 pikëve në vendin e dytë, një më pak se Bayern Munich.
Në anën tjetër, Arminia Bielefeld mbetet në zonën e rrezikshme në vendin e parafundit me vetëm pesë pikë të grumbulluara. /GE/
Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...
Arbeloa: Dua lojtarë që çdo ditë të sillen si lojtarë të Rea...
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!