Në fund të kësaj jave, Franca mund të vendosë masa hakmarrëse në mosmarrëveshjen për peshkim me Britaninë e Madhe.
Kështu njoftoi zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal, shkruan Reuters , transmeton arbresh.info
“Po e pozicionojmë veten për të marrë masa”, tha Attal gjatë një konference për gazetarë pas një takimi të kabinetit francez.
Parisi është i zemëruar nga refuzimi i Londrës për t’u dhënë leje për peshkim një pjese të peshkatarëve francezë për të peshkuar në ujërat territorialë të Britanisë dhe ka kërcënuar me masa hakmarrëse.
Kujtojmë se kohë më parë peshkatarët francezë kanë kërcënuar me bllokim të transportimit të mallrave në porte, nëse Britania nuk u lëshon leje.
Tensionet për këtë mosmarrëveshje ishin të larta edhe në pranverë. Në maj të këtij viti, Britania madje kishte dërguar luftanije për t’i dëbuar barkat franceze afër ishullit Jersey./
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës