59 aktakuza janë ngritur ndaj 67 personave në 24 orët e fundit

12:08 | 19 Tetor 2021
S D

Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 59 aktakuza kundër 67 personave, për vepra të ndryshme penale, transmeton arbresh.info.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, 14 persona dhe janë bërë tri  kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë  personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një  kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Shpërndaje në rrjete sociale