Një mashkull e një femër arrestohen për hajni

10:55 | 26 Nëntor 2015
M. A.

Në Prishtinë të mërkurën janë arrestuar një mashkull dhe një femër, pasi për të njëjtit dyshohet se kanë kryer një vjedhje më 22 nëntor.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit është bastisur banesa e të dyshuarve, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar gjësende për të cilat dyshohet se janë vjedhur në banesën e viktimës mashkull.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në rrjete sociale