Kosova nuk përjashtohet nga rreziku prej sulmeve terroriste. Pjesëmarrja e kosovarëve në ISIS, si dhe përkrahja e Kosovës nga vendet perëndimore e bënë këtë të fundit të ekspozuar ndaj akteve terroriste.
Por, sipas ushtarakëve dhe njohësve të sigurisë është faktori ndërkombëtar prezent në Kosovë, ai që i bën banorët kosovarë më të sigurt ndaj terroristëve. Megjithëkëtë ata bëjnë thirrje që mekanizmat institucionalë të ngrenë nivelin më të lartë dhe Kosova të jetë e gatshme që të përballet me çfarëdo sfide.
Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe ish-oficeri i luftës, Naim Maloku, thotë se ISIS tani po paraqet rrezik global, prandaj, sipas tij, mund të thuhet se Kosova është e rrezikuar nga mundësia e ndonjë akti terrorist si çdo vend tjetër në rajon, apo jashtë rajoni.
Maloku thekson se janë disa faktorë të cilët ndikojnë në shkallën e rrezikshmërisë nga mundësia e ndonjë akti të mundshëm terrorist në vendin tonë.
Ai përmend si faktor të parë numrin e madh të shtetasve tanë, në krahasim me numrin e përgjithshëm të popullsisë së Kosovës, të cilët janë aktivë në luftërat sektare si pjesë e ISIS-it në Irak dhe Siri…
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...