Pas zvarritjes së punimeve e ankesave të përditshme të banorëve, më në fund ka nisur asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Arbresh.info ka intervistuar disa banor të kësajlagjeje, ku disa prej tyre janë shprehur të lumtur e disa të revoltuar me zvarritjen e asfaltimit të kësaj rruge.
Disa prej tyre thonë se nuk ka përfunduar i gjithë asfaltimi i rrugës po vetëm një pjesë dhe se shpresojnë që do të përfundoj komplet deri në fund të këtij viti.
Kjo rrugë kishte nisur punimet që nga 27 prilli i këtij viti. Kosto e punimeve të kësaj rruge janë 700 mijë euro.
Sipas kontratës, kjo rrugë ishte paraparë të kryhet për 120 ditë. /arbresh.info/


Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...