Policia e Kosovës ka arrestuar një person, nën dyshimin se ka rrahur babain e tij. I arrestuari është një 33 vjeçar nga Kaçaniku.
Viktima, në këtë rast babai i të dyshuarit kishte marrë tretman mjekësor si pasojë e plagëve të marra nga i biri, shkruan arbrsh.info.
Kështu ka bërë të ditur drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj përmes n
“Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 20:30 ka pranuar një informacion se në një shtëpi banimi në Kaçanik është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet SH.D (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, ku viktima ka marr tretman mjekësorë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari , sipas policisë është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore./arbresh.info/
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër