17 aksidente me të lënduar dhe 24 aksidente me dëme materiale kanë ndodhur në 24 orët e fundit bënë të ditur Policia e Kosovës.
Në tre aksidentet më të rënda janë lënduar gjashtë persona.
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. Zhur – Dragash, 10.10.2021 – 21:20. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy veturave me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri prej është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor dhe sipas mjekut ka lëndime të rënda -me rrezik për jetën. Me vendim të prokurorit njëri prej të lënduarve i cili ka qenë ngasës i njërës veturë është në mbajtje.
Fsh. Krajk, Prizren, 10.10.2021 – 15:58. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një biçiklisti me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti i cili është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.
Fsh. Parallovë, Novobërdë, 10.10.2021 – 03:30. Ka ndodhë një aksident trafiku deri sa ngasësi mashkull kosovar, ka humbë kontrollin gjatë ngasjes dhe ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi./arbresh.info/
Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...
Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbështetë Marshi...
Ekskluzive: Një person vetëvritet në dalje të autostradës ng...
KQZ: Edhe 400 vendvotime kanë mbetur të rinumërohen
Presidenti i Iranit paralajmëron për paqëndrueshmëri rajonal...
Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash...