Sonte me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Suedisë dhe Kosovë, duel ky në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022.
Challandes sonte me gjasë do të vendos 11-shen më të mirë që ka në dispozicion ndaj një Suedie të rrezikshme.
Për ta njohur më shumë ecurinë e Kombëtares dhe se a do të dalin ‘Dardanët’ me rezultat pozitiv, Reporteri.net ka biseduar me ish-kapitenin tani të pensionuar nga Kombëtarja, Anel Rashkajn.
Ai fillimisht tha se Kombëtarja e Kosovës ka gjasa të mëdha që nga kjo ndeshje të dal me rezultat pozitiv.
“Mendoj se Kombëtarja ka gjasa të mëdha të dal me një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje. Ekipi që ka qenë këto 3 ndeshjet e fundit është i njëjti gati kështu që nuk ka shqetësim në atë aspekt”, tha Rashkaj.
Por, ish-kapiteni shpreson që të ketë shumë tifozë ‘Dardanë’ në Stkoholm pë ta përkrahur Kombëtaren tonë.
“Shpresoj që tifozët tanë të vijnë në numër sa më të madh, sepse do të jetë atmosferë fantastike për të dyja skuadrat”, përfundoi ai.
Kujtojmë se Rashkaj ka udhëtuar dje drejtë Stokholmit me vajzën e tij për ta parë nga afër Kombëtaren e Kosovës. /arbresh.info/
Ish-kryetari i Leposaviqit pjesë e listës së kandidatëve të ...
Pak risi në listat zgjedhore, partitë prezantojnë kandidatët...
Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pa...
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...