Në një aksident të ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës, ku ishin të përfshira tri vetura, njëri nga të lënduarit e që ishte në gjendje më të rëndë polici i’a shpëtoi jetën duke i dhënë ndihmën e parë.
Këtë njoftim e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një postimi në facebook.
“Polici shpëton jetën e personit të lënduar në aksident trafiku.
Me datën 05.10.2021 rreth mesditës, në fshatin Gllamnik Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident ishin përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Njëri nga të lënduarit kishte marrë lëndime më të rënda dhe gjendja e tij ishte e rëndë. Patrulla policore e ndodhur në atë lokacion ka intervenuar menjëherë. Polici H.S., ka kryer një intervenim profesional dhe të shpejtë duke e nxjerr nga automjeti të lënduarin rëndë dhe duke shfrytëzuar njohuritë dhe zhdërvjelltësinë e tij, ka arritur që të lënduarit t’i lirojë organet e frymëmarrjes, ta rehabilitojë gjendjen e tij dhe ta mbajë ashtu derisa ka arritur ekipi emergjent mjekësor”, transmeton Arbresh Info
Policia e Kosovës shton masat e sigurisë për zgjedhjet e 7 q...
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...