Cristiano Ronaldo ka bërë bujë të madhe me rikthimin në Manchester United në fund të muajit gusht.
Rikthimi i tij në Angli ka qenë fantastik, pasi portugezi ka filluar menjëherë shkëlqimin në Ligën Premier.
Kësisoj Liga Premier ka vendosur që Ronaldo të merr çmimin si lojtari më i mirë i muajit shtator.
36-vjeçari ka zhvilluar tri ndeshje gjatë muajit shtator, ndaj Newcastle United, West Ham United e Aston Villa.
Në këto tri ndeshje, Ronaldo shënoi tre gola duke i siguruar Djajve të Kuq dy fitore.
Ka qenë Liga Premier që ka publikuar një video të Ronaldos me golat e tij në muajin shtator, derisa edhe Manchester United ka uruar yllin e skuadrës për këtë çmim. /Telegrafi/
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...