Zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka- Fejzullahu, për arbresh.info ka thënë se nuk ka rritje të çmimit të ngrohjes.
“Nuk ka shtrenjtim të çmimit të ngrohjes. Pas disa dezinformatave të cilat qarkulluan njoftoj konsumatorët se nuk ekziston diçka e tillë. Çmimi mbetët i njëjtë nuk ka kurrfarë diskutimi, dhe kjo çështje është i rregulluar nga ZRRE”, tha Uka- Fejzullahu.
Kujtojmë që pas përgatitjeve, që janë zhvilluar për një fillim sa më të mbarë të sezonit të ri ngrohës 2021/2022, sot ka filluar mbushja e rrjetit primar të ngrohjes me ujë.
Fillimi i mbushjes së rrjetit primar të ngrohjes i paraprin nisjes së sezonit të ri ngrohës 2021/2022, që ligjërisht dhe në varësi të kushteve klimatike pritet të të nisë më 15 tetor./arbresh.info/
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...