Kandidati për kryetar të qytetit të Prizrenit për zgjedhjet e 17 tetorit, nga Aleanca Kosova e Re, Afrim Tejeci, ka shpalosur programin e tij në emisionin Edicioni Zgjedhor. .
Ai ka cekur të gjitha pikat në të cilat synon t’i përmisojë në rast se do të qeverisë me këtë komunë.
“Avancim në rolin e shoqërisë civile në vendimmarrje komunale, bujqësia, turizmi, trashëgimia kulturore, investime në mirëmbajte të monumenteve historike, administrata e thjeshtëzuar, përkrahja dhe avancimi i ndërmarrjeve, furnizimi me ujë të pijes dhe infrastrukturë për 50 vitet e ardhshme, promovimi i sporteve dhe hapësira të nevojshme, projekte të avancuara për infrastrukturë nëntokësore, dhe mos cenimi i trashëgimisë kulturore dhe lehtësimi i kushteve për investime”.
“Sot qyteti i Prizrenit është ngulfatur nga ndërtimet e egra, nga mungesa e hapësirave të gjelbërta, nga mungesa e parqeve të lojërave për fëmijë, nga mungesa e parkingjeve”.
Tejeci tutje shtoi se në programin e tij është e paraparë që të rimbursohen kompanitë e mëdha të qytetit që janë nga tatim paguesit më të mëdhenj./kk/
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve