Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve (BPD) të KEK sh.a njofton se për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në Korporatën Energetike të Kosovës është përzgjedhur kandidati më i suksesshëm, Nagip Krasniqi.
Gjatë javës se kaluar janë zhvilluar procedurat e intervistimit për të gjithë kandidatët potencial të cilët i kishin përmbushur kriteret e parapara në shpalljen publike dhe Nagip Krasniqi ka marë vlerësimin më të lartë si nga Bordi ashtu edhe nga Partneri zbatues i Projektit të Ambasadës Britanike.
BPD bazuar në kompetencat që rrjedhin nga Ligji për ndërmarrjet publike ka shpallur konkursin për Kryeshef Ekzekutiv (KE) të KEK sh.a. i cili ka qenë i hapur për një muaj dhe është mbyllur me dt: 23.08.2021. Në këtë drejtim, BPD si përfaqësues i aksionarit (Qeverisë), ka udhëhequr një procedurë të hapur, transparente dhe konkurruese ne pajtim me Ligjin e Ndërmarrjeve Publike.
Në këtë vazhdë, duke qenë se KEK-u është një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik në vend dhe e vetmja ndërmarrje e cila operon me bilanc pozitiv, si dhe me qëllim të sigurimit të konkurrencës nga sa më shumë kandidatë profesionist të kësaj fushe, BPD dhe aksionari, respektivisht Ministria e Ekonomisë në vazhdimësi kanë bërë ftesë për gjithë kandidatët potencial që plotësojnë kriteret profesionale dhe të pavarësisë të aplikojnë duke i siguruar që përzgjedhja do të bëhet ekskluzivisht në bazë të meritokracisë. BPD njofton se për pozitën e Kryeshefit Ekzekutivë të KEK-ut, kanë aplikuar 34 kandidatë. BPD dhe aksionari janë shprehur të kënaqur që ftesës së vazhdueshme të tyre i janë përgjigjur pozitivisht një numër i madh i kandidatëve potencial./arbresh.info/
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...