Kylie Jenner apo siç njihet si femra më e pasur në botë, gjithmonë ‘godet’ tregun me produktet e saj.
Mirëpo, kësaj radhe duket se ka dështuar keq, shkruan Indeksonline.
Janë fansat ata të cilët përmes TikTok dhe Twitter janë shprehur të zhgënjyer nga linja e veshjeve.
Ndryshe nga fotot, kur hapnin pakon ishte një dëshpërim total.
Aty shihen se si rrobat nuk janë të qepura mirë dhe se mund të shqepen në çdo moment. Nëse vishen me to nuk do të ndihen komod.
Copa e paplotë është thuajse e tejdukshme, sidomos në pjesën e poshtme kur nuk mbulon thuajse asgjë.
Fansat janë tejet të dëshpëruar nga ajo, ku këto veshje nuk e justifikojnë çmimin prej 80 dollarësh.
Pritet ende një reagim nga Kylie për të menaxhuar situatën dhe për t’i sjellë sukses markës së saj.


Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë