Republika e Kosovës dhe Republika e Sierra Leones kanë nënshkruar marrëveshjen për vendosje të marrëdhënieve diplomatike në mes të dy shteteve.
Në një ceremoni zyrtare të organizuar në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, i ngarkuari me punë në Konsullatën e Përgjithshme, Ylber Kryeziu, dhe ambasadori i Republikës së Sierra Leone në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Vandi Chidi Minah, në emër të dy shteteve kanë nënshkruar marrëveshjen për vendosje të marrëdhënieve diplomatike.
Palët janë pajtuar për të intensifikuar komunikimin politik, për të iniciuar nënshkrimin e një memorandumi të bashkëpunimit në mes të dy akademive diplomatike dhe për përgatitjen e një marrëveshje për promovim dhe mbrojtje të investimeve.
Gjithashtu, ambasadori Vandi Chidi Minah ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Sierra Leone për të ngritur marrëdhëniet dypalëshe në nivele sa më të larta dhe për të mbështetur Kosovën për njohje të reja nga Unioni Afrikan.
Sierra Leone është shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara me mbi 6 milionë banorë dhe është një ndër prodhuesit më të mëdhenj të titanit dhe boksitit në botë.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...