Një total prej 70 emigrantësh, të cilët lundruan nga bregu Lindor i Libisë në Europë katër ditë më parë, u zhdukën në pjesën lindore të Detit Mesdhe.
“Migrantët dërguan mesazhe për ndihmë disa herë”, deklaroi në mediat sociale një organizatë joqeveritare, e cila ka punësuar vullnetarë për të pranuar telefonatat nga emigrantët në vështirësi, transmeton portal arbresh.info
Organizata deklaroi se kontakti i fundit me emigrantët ishte ndërsa ata ishin në ujërat territoriale të Maltës pranë ujërave italiane.
Organizata ka theksuar se asnjë nga vendet në Mesdhe nuk i është përgjigjur thirrjes së tyre për ndihmë.
Libia është rruga kryesore për mijëra emigrantë, kryesisht nga pjesa sub-Sahariane e Afrikës, të cilët po përpiqen të arrijnë në Europë nga deti.
Më shumë se 1,360 emigrantë kanë vdekur në Mesdhe që nga fillimi i vitit, tha Organizata Ndërkombëtare për Migracionin./arbresh.info/
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...