Ish -ministri i Jashtëm japonez Fumio Kishida fitoi zgjedhjet për udhëheqjen e Partisë Liberal-Demokrate.
Kissinda, 64 vjeç, udhëhoqi në raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme për kreun e ri të partisë në pushtet dhe fitoi raundin e dytë me 257 vota kundër 170 të siguruara nga kundërshtari i tij, 58-vjeçari Taro Kono, shkruan bbc,transmeton arbresh.info
Parlamenti pritet ta zgjedhë Kishidën kryeministër më 4 tetor. Ai pritet të marrë postin e kryeministrit pas dorëheqjes së Yoshihide Suga pas vetëm një viti në detyrë.
Kryeministri i ri pritet të përballet me një sërë çështjesh të vështira, përfshirë rimëkëmbjen e ekonomisë së prekur nga pandemia dhe përballjen me kërcënimet që vijnë nga Koreja e Veriut. /arbresh.info/
U raportua se LVV dhe LDK janë afër një marrëveshjeje për pr...
Goditje për Liverpoolin dhe Francën, Ekitike humbet sezonin ...
I jepet lamtumira e fundit 19 vjeçarit nga Rahoveci që humbi...
Në shkurt 2026 lindën më shumë meshkuj se femra
Ministri shqiptar i Mbrojtjes takon drejtuesit e NATO-s në B...
Një milion evropianë i kërkojnë BE-së të pezullojë marrëvesh...