Në Gjermani kanë dalë “Exit-Pollet” e para të cilat tregojnë rezultat befasues.
Deri më tani, sipas projektimeve të fundit rezulton se të majtët e qendrës kanë fituar më së shumti vota në krahasim me zgjedhjet e kaluara, ndërsa konservatorët kanë humbur së tepërmi. Me largimin e Merkelit partia e saj ka humbur shumë në elektoratin e saj.
Pra, sipas rezultateve paraprake, SPD kryeson me 25.9% të votave, ndjekur nga CDU/CSU me 24.1% dhe të Gjelbrit me 14.7%. Partia e së djathtës ekstreme, AfD, ka 10.4% sipas rezultateve.
Kandidati i SPD-së, Olaf Scholz ka shprehur bindjen tek fitorja duke deklaruar se qytetarët gjermanë kërkojnë që ai të zgjidhjet kancelar i ardhshëm. Rreth 60.4 milionë gjermanë votuan sot për Bundestagun e 20-të, për të zgjedhur pasardhësin e kancelares Angela Merkel pas 16 vitesh në detyrë, por ajo që ka rënë në sy është pjesëmarrja e lartë në votime.

Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit