Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se pas një periudhe kohore të mbingarkuar me pacientë me COVID-19, Klinika e Pediatrisë dhe Klinika e Gjinekologjisë, nuk kanë më asnjë pacient të infektuar me Coronavirus, shkruan Insajderi.
Me këtë rast, ShSKUK-ja ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë masat anti-Covid.
Po ashtu të vaksinohen në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre dhe të kontribuojnë në përmirësimin e situatës së përgjithshme me COVID-19.
ShSKUK-ja të shtunën po ashtu bëri të ditur se ka rënë ndjeshëm numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19 në spitale.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës:
“Bazuar në raportimet e klinikave COVID-19 të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, vërehet rënie e ndjeshme e numrit të rasteve që po marrin trajtim spitalor”.
Sipas njoftimit, në trajtim mjekësor janë 319 pacientë, 265 nga ta janë me oksigjeno-terapi dhe 45 në gjendje të rënduar shëndetësore, transmeton /arbresh.info/
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...