Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Nju Jork, ka takuar kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e deritashme ndaj vendit tonë.
Kosova pret mbështetje nga Luksemburgu në çështjen e liberalizimit të vizave, ka theksuar Presidentja Osmani në takim me kryeministrin Bettel. Sipas saj, një mbështetje të tillë nga Luksemburgu pritet edhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Një theks i veçantë në këtë takim u vu edhe te bashkëpunimi ndërshtetëror.
“Kosova ka ende nevojë për mbështetje, posaçërisht në shkëmbimin e përvojave dhe partneritetit për zhvillim të qëndrueshëm. Ne e çmojmë lart ndihmën e Luksemburgut në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë”, ka theksuar Presidentja Osmani, duke shfaqur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në sferën e shkëmbimit ekonomik e tregtar, por edhe në fusha të tjera të interesit reciprok.
“Kosova është për vazhdimin e dialogut më Serbinë, i cili do të rezultojë me arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e obligueshme dhe i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe ruajtje të karakterit unitar të Republikës së Kosovës”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Ndërkaq sa i përket situatës aktuale në Kosovës, Presidentja ka përsëritur se me vendosjen e reciprocitetit për targat, vetëm po zbatohet marrëveshja me Serbinë e vitit 2011 dhe 2016./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...