Ka përfunduar seanca e tretë mbi ecurinë e çështjes, ndaj ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala, i cili po akuzohet për krime lufte nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), dhe pritet që seanca e radhës të mbahet më 15 nëntor.
Konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), shkruan arbresh.info
Pjetër Shala i njohur me nofkën si “Ujku”, nuk ka marrë pjese në sallën ku është mbajtur seanca mbi ecurinë e çështjes, por e ka ndjekur të njëjtën përmes videolinkut të Gjykatës Speciale.
Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës./arbresh.info/
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...