Miljarderja e njohur, Kylie Jenner e ka konfirmuar që së fundi se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me të dashurin Travis Scott.
Bukuroshja ka publikuar disa imazhe, ku po duket tejet e bukur teksa ka ekspozuar barkun e rrumbullakosur, shkruan portali arbresh.info
Ylli shihej duke përkëdhelur barkun e saj teksa pozonte para pasqyrës në një nga dhomat e saj të ndërrimit.
Kylie dukej sikur ishte gati për motin e vjeshtës me një pallto ngjyrë hiri që e kishte zbërthyer për të zbuluar barkun e saj.
Ajo gjithashtu kishte veshur xhinse të errëta dhe një bluzë ngjyrë krem.

Kylie vendosi kamerën poshtë për të treguar barkun dhe shkroi, “barku po rritet”, duke shtuar dy zemra.
Kujtojmë se, Travis dhe Kylie janë takuar që nga viti 2017, dhe mirëpritën në jetë vajzën e tyre të parë, Stormi në vitin 2018. /arbresh.info/
Tara i bën dedikim vëllaut të saj të posalindur
Goditet një rrjet në Pejë, dyshohet se posedonte dhe shpërda...
Legjenda e ‘Beauty and the Beast’ Peabo Bryson, pëson goditj...
IKD ankohet në PZAP ndaj VV-së për përfshirjen e fëmijës në ...
Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tej...
Vdes punëtori në punë – ndalohet një përson për manipulim me...