Paga mesatare e paguar neto për punonjës në korrik të këtij viti arriti në 28.540 denarë dhe është për 4.8 përqind më e lartë se i njëjti muaj vitin e kaluar, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Rritja është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore të paguar neto në sektorët: Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit (15.1%), Artet, argëtimi dhe rekreacioni (14.2%) dhe Aktivitetet e tjera të shërbimit (13.5%).
Rënia e pagës mesatare mujore të paguar neto është regjistruar në sektorët: Aktivitetet financiare dhe të sigurimit (7.5%), Administrata Publike dhe Mbrojtja; sigurimet e detyrueshme shoqërore (4.3%) dhe tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave (3.7%).
Paga mesatare mujore bruto e paguar në korrik ishte 42.627, që është për 4.9% më shumë krahasuar me muajin korrik të 2020./Telegrafi/
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...