Christian Eriksen drejt rikthimit në Danimarkë. Klubi i Odenses, ku edhe është rritur e formuar si futbollist fantazisti danez, po bën të gjitha përpjekjet për ta rikthyer sërish Eriksen, i cili qëndron jashtë fushave të lojës prej qershorit të këtij viti, kur pësoi një atak kardiak gjatë ndeshjes së Europianit, Danimarkë-Finlandë.
Mediat daneze kanë zbuluar se mes drejtuesve të Odenses dhe menaxherit të Eriksen kanë nisur tashmë negociatat, ndërsa zyrtarë dhe futbollistë të klubit kanë bërë edhe ftesë publike, që lojtari të kthehet te skuadra e tij e zemrës.
Fantazisti 29-vjeçar është nën kontratë me Interin deri në verën e 2024-ës, por nuk mund të veshë fanellën zikaltër për sa kohë që ka një defibrilator të vendosur në zemër, pasi Liga e Serisë A nuk e lejon të luajë në të tilla kushte.
E nëse Eriksen vendos të mos e heqë defibrilatorin pas disa muajsh, atëherë te Interi janë gati ta lënë të lirë për t’u liruar nga paga e majme e një futbollisti, të cilin nuk mund ta përdorin në asnjë nga kompeticionet ku marrin pjesë. /SS/
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...