Udhëtimi i parë në hapësirë i një grupi turistësh që gjendeshin në kapsulën Space X dhe që për tri ditë është sillur rreth Tokës, ka përfunduar me sukses.
Katër turistë u kthyen në Tokë pas fluturimit treditor me kapsulën e Space X, që ateroi në Atlantik në afërsi të brigjeve të Floridas, shkruan Cnn transmeton arbresh.info
“Në emër të Space X, mirë se u kthyet në Tokë, misioni juaj i ka treguar botës së hapësira është për të gjithë ne”, ka thënë kontrolli i Space X.
Fluturakja “Dragon” udhëtoi me shpejtësi prej 27.500 kilometra në orë, kurse ekuipazhi është ruajtur nga temperaturat e larta me një shtresë të veçantë – derisa kapsula ra në Oqeanin Atlantik.
Pas daljes nga fluturakja, para ardhjes së helikopterëve që i dërguan në Florida, ekuipazhi u pa duke ua bërë me dorë kamerave që transmetonin live ngjarjen. / arbresh.info/
Përfundon edicioni i Superligës, hiqen të gjitha dilemat – M...
Hamza para qindra mësimdhënësve: Mësuesit meritojnë paga më ...
Kosova mposhtet në miqësoren ndaj Çekisë
Kosova ngushton epërsinë ndaj Çekisë
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzohen në Londër, i pret një...
Khvicha Kvaratskhelia shpallet lojtari i sezonit në Ligën e ...