Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur rreth orës 16:50 , në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush.
Sipas policisë, mjeti me drejtues shtetasin A.L., ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë ende të paidentifikuar, i cili ku ka marrë dëmtime.
I plagosuri është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, ndërsa shoferi i automjetit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Lezhë.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:50 , në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush, mjeti me drejtues shtetasin A.L., ka përplasur një biçiklist ende të paidentifikuar, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë. Drejtuesi i automjetit po shoqerohet në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...