Ish rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për lirimin e të gjithë studentëve në universitete publike nga pagesat.
Ai tha se këto vendime kanë filluar që nga viti 2007 ku në atë kohë, sipas tij, është marrë vendimi që të zbritet pagesa e studentëve nga 130 euro në 60 euro e deri tek lirimi i studentëve të vitit të parë nga pagesa.
Dema thotë se gjendja në arsim nuk mund të përmirësohet me lirime nga pagesa por me gjithpërfshirje dhe sipas tij, kjo bëhet me strategji afatgjate.
“Ato vendime të qeverisë duhet respektohen, por ato duhet të kenë një qellim dhe efekt. Unë nga eksperienca ime në vitin 2016 në afatin e qershorit kishim 17 mijë qershor, një vit pas ai numër ra në 15 mijë dhe në vitin pasues ai numër ra në 13 mijë e në vitin 2020 ai ra në 10 mijë, por rënia e numrit të studentëve nuk është nga faktori para”, është shprehur Dema në “Edicioni Special” në Klan Kosova.
Më tej, Dema thotë se nuk pret diçka nga vendimi i qeverisë, pasi që sipas tij, viti i parë i studentëve nuk kanë paguar dhe disa kategori nuk anë paguar dhe që ka qenë vetëm një përqindje e vogël e studentëve që kanë kryer pagesa.
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...
Merz: Serbia duhet të zgjedhë midis Evropës, Rusisë dhe Kinë...
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...