Lauren Dickason një person 40 vjeç, u akuzua për vrasjen e tre vajzave të saj në Zelandën e Re.
Lauren është një mjeke që kohët e fundit u transferua në Zelandën e Re nga Afrika e Jugut së bashku me vajzat dhe burrin e saj, Graham Dickason, një kirurg ortoped, shkruan ‘washingtonpost’, transmeton arbresh.info.
Një deklaratë nga shërbimi i urgjencës thotë se një grua e shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme u gjet në një shtëpi në qytetin e Timarit.
Policia tha se gruaja vrau binjakët Majan dhe Karlan dy vjeçare si dhe motrën e tyre Lijan gjashtë vjeçare.
Familja u vendos në strehimin e punonjësve mjekësorë pranë Spitalit Timaru më pak se një javë para incidentit.
Agjencia e lajmeve Staf raportoi se Graham Dikason u kthye në shtëpi rreth orës 10 të mbrëmjes dhe gjeti trupat e vajzave të tij. Policia u thirr nga fqinjët kur dëgjuan Graham të bërtiste dhe të qante. Policia tha se nuk po kërkonte të dyshuar tjetër./arbresh.info/
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...
Osmani premton medalje Presidenciale për Kombëtaren e Kosovë...
Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill
Presidenti i Kroacisë anulon samitin Brdo-Brijoni: Nuk duan ...
Intervistohet Shkëlzen Gashi dhe i bastiset banesa, Prokuror...
Çalhanoglu: Kosova ka lojtarë të rrezikshëm, di disa fjalë s...