Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, kanë mohuar se dallimet ndërmjet dy vendeve sa i përket nisëm rajonale “Open Balkan”, do të kenë ndikim në raportet ndërmjet dy vendeve.
Madje ata në konferencën e përbashkët për medie, pas mbledhjes së dy qeverive kanë thënë se kjo mbledhje tregon që raportet e mira mes dy vendeve do të vazhdojnë.
“Bashkëpunim dhe marrëveshje të nënshkruar sot dhe zbatimi i tyre mbledhja e dy qeverive është dëshmi për të . Jemi të orientuar për të ardhme të përbashkët dhe ajo është Bashkimi Evropian.
Mbështesim çdo iniciativë rajonale që është nga Bashkimi Evropian dhe në Bashkimin Evropian”, tha Kurti, raporton arbresh.info.
Ndërsa, Zaeve tha se respekton qëndrimin e Kosovës për “Open Balkan”, por tha se e ardhmja vendeve të rajonit është anëtarësimi në BE.
“Nuk është pengesë për zbatimin tonë ,pavarësisht se kemi qëndrime të kundërta sa i përket “Open Balkan”.
Kosova është shtet i pavarur dhe vendosë vetë, dhe ne i respektojmë vendimet e saj. Por për Ballkanin nuk ka zgjidhje tjetër përveç anëtarësimit në BE”, tha Zaev./arbresh.info/
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...