Tre persona u vranë kur një aeroplan i vogël mallrash u rrëzua në një pyll malor në provincën lindore të Indonezisë, Papua, thanë sot zyrtarët lokalë.
Shefi i shërbimit të shpëtimit George Leo Mercy Randang tha se shpëtuesit mbërritën në vendin e përplasjes dhe konfirmuan se të tre pasagjerët kishin vdekur.
Ai shtoi se kushtet e këqija të motit dhe terreni i keq, domethënë shpatet e pjerrëta malore, ndikuan në rezultatin, raporton washingtonpost.

Ministria e Transportit tha se kontakti me aeroplanin Twin Otter 300 humbi 50 minuta pas ngritjes, dhe ai po shkonte nga rrethi Nabre në rrethin Jaya, duke mbajtur materiale ndërtimi.
Randang shtoi se kushtet ishin të qarta, me diell kur aeroplani u ngrit, por kur u rrëzua ishte me re.
Një kërkim ajror zbuloi se avioni u rrëzua në Intan Jaya, dhe të paktën 10 shpëtues, ushtria indoneziane dhe policia lokale u drejtuan menjëherë në vendin e rrëzimit. Agjencia amerikane e lajmeve shton se aksidentet e transportit janë të shpeshta në Indonezi, një vend me 270 milionë banorë.
? ???? ?
Rimbun Air DHC-6 Twin Otter crashes while on approach to Bilogai/Sugapa Airport in Indonesia, killing two pilots and a technician.. 15-SEPT-2021.
????????????#aviationfails#airaccidents#planecrash #planecrashes#aircrash #aircrashinvestigation pic.twitter.com/yMVM2I6rH3— Extreme Avia (@AviaExtreme) September 15, 2021
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën