Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, gjenerali Frank J. Grass, ka ligjëruar mbi sfidat aktuale të sigurisë në botë, në kontekst të sfidave në rritje me të cilat po përballet NATO.
Ai gjatë ligjëratës tha se ISIS është i rrezikshëm për të gjithë ne por jo aq sa të filloj Lufta e Tretë Botërore sepse sipas tij ky është një rrezik në aspektin e sigurisë.
“ Kosova nuk është objektiv i ISIS-it por gjithashtu duhet të dimë se askush nuk është imun ndaj rreziqeve”.
Grass tha se ISIS nuk mund të luftohet me mjete ushtarake por me bashkëpunim mes vete.
“Në ShBA e konsiderojmë ISIS-in si një rrezik për të gjithë botën por edhe rajoni duhet të fillojë të trajtojë këtë çështje. Shkëmbimi i informatave duhet të jetë në nivel ndërkombëtar sa më shpejt që është e mundur, duhet të jemi bashkë dhe të punojmë në këtë çështje”, ka thënë ai./Arbresh.info
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...