Afati deri në të cilin partitë politike, koalicionet dhe kandidatët dhe listat e pavarura do të paraqisnin kandidaturat e tyre për zgjedhjet lokale më 17 tetor në Komisionet Komunale Zgjedhore (KKZ) përfundoi sonte në mesnatë.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) njoftoi se do të shpallë numrin e saktë të listave të paraqitura të kandidatëve për zgjedhjet më së voni deri sot.
Pasi Komisionet Komunale Zgjedhore të konfirmojnë zyrtarisht të gjitha kandidaturat më së voni deri më 18 shtator, ato i dorëzojnë listat në KSHZ për një short për renditjen e tyre, i cili duhet të mbahet më së voni deri më 23 shtator. Kandidatët për kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh të një partie ose koalicioni marrin të njëjtin numër rendor në të gjitha komunat.
Pas shortit, listat e konfirmuara të kandidatëve do të publikohen në faqen e internetit të KSHZ -së dhe do të shpallen nga Këshillat Zgjedhorë./Telegrafi/
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...
Haxhiu: Mësuesit po formojnë brezat që do ta zhvillojnë Repu...
Rusia po informon Iranin për objektivat e SHBA/Hegseth: S’je...
Policia në veri të Mitrovicës arreston një person për vrasje...
Presidenti i Iranit u kërkon falje fqinjëve: Do të ndalojmë ...