Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të vizitojë Poloninë të shtunën për të zhvilluar takim me kryeministrin Mateusz Morawiecki, në kohën kur ky shtet është duke u përballur me presionin e emigrantëve në kufirin lindor me Bjellorusinë.
Qeveria polake ka deklaruar se kjo do të jetë vizita e fundit e Merkelit në Varshavë si kancelare e Gjermanisë, dhe se bisedimet do të kenë për temë mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE -së dhe situatën me pandeminë COVID-10.
“Takimi në Varshavë do të jetë një mundësi për të përmbledhur çështjet aktuale dypalëshe dhe për të vënë në dukje çështjet problematike në marrëdhëniet reciproke”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.
Po ashtu ishte folur edhe për një takim mes Merkelit dhe presidentit polak Andrzej Duda, por ai nuk do të mbahet.
Zëdhënësi i Merkelit të premten ka deklaruar se ishin disa probleme me agjendën. Nga zyra e presidencës kanë deklaruar se Duda nuk do të jetë në kryeqytet, ai do të jetë në qytetin jugor Katoëice për të festuar përvjetorin që shënon largimin nga komunizmi, shkruan Euronews.
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...