Katastrofë në Itali: Tornado e fuqishme shkatërron një ishull, ka edhe të vdekur

10:32 | 11 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Dy persona kanë të vdekur nga një tornado në ishullin e vogël italian Pantelleria, ndërsa shumë kanë mbetur të plagosur dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Tornado goditi ishullin në jug të Sicilisë, pak para orës 19:00 të së premtes mbrema, transmeton portal arbresh.info

“Për shkak të stuhisë së madhe, shtyllat janë rrëzuar, çatitë u dëmtuan dhe pemët u rrëzuan,” thanë zjarrfikësit, raportoi AP.

Në këtë ishull zakonisht qëndrojnë njerëz që zgjedhin të bëjnë pushimet.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA tha se një zjarrfikës dhe një burrë 86-vjeçar kanë humbur jetën.

Viktimat ishin në makina, të cilat fluturuan në ajër dhe u përmbysën, dhe të paktën një makinë ra në çati, ndërsa tjetrës i ishte thyer pjesa e përparme.

Nëntë persona janë në mesin e të plagosurve, dy prej të cilëve në gjendje kritike, tha kryebashkiaku i Pantelleria, Vincenzo Vittorio Campo, për TV Sky TG24 dhe deri më tani nuk ka asnjë informacion për të zhdukurit./foto: AP/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme