Katër humbje jete dhe 977 raste të reja me koronavirus në 6308 testime janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 919 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 140,176 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Në të gjithë vendin janë 12,582 pacientë aktivë me COVID19.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë.
“Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë. Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftimin e bërë për media.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...