Real Madrid thuhet se ka arritur marrëveshje verbale për të nënshkruar me sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.
Norvegjezi është në ‘radarin’ e top klubeve evropiane dhe u kërkua me ngulm këtë verë, por skuadra e Bundesligas vendosi ta mbajë, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, Haaland ka klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro dhe Real Madrid, Manchester City, Manchester United, PSG dhe Bayern Munich janë në garë për të nënshkruar me të.
Sulmuesi mesa duket ka vendosur, sipas Diario Madridista, marrëveshja verbale mes Realit dhe Dortmund është arritur për vitin 2022.
Real Madrid e ka respektuar qëndrimin e Dortmund që informuan se Haaland nuk ishte për shitje, andaj lidhja mes dy klubeve është duke pasur rol të rëndësishëm.
Norvegjezi pritet t’i bashkohet Realit me Kylian Mbappe në “Santiago Bernabeu”, kurse deri me tani me “Verdhëzinjtë” ka shënuar 63 gola në 18 asistime nga 64 paraqitje.
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...