Gjykata e Apelit pritet të vendos rreth ankesës së mbrojtjes për deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi.
Avokati i deputetes, Arianit Koci ka thënë për “Zeri.info” se shqyrtimi i ankesës pritet të bëhet gjatë ditës së sotme. “Ankesën e kam dorëzuar javën e kaluar dhe lëndët me paraburgim kanë prioritet. Sidoqoftë, Gjykata e Apelit është shumë e ngarkuar me lëndë, dhe mu kjo është arsyeja pse nuk është trajtuar deri me tani”, ka thënë ai.
Koci thotë se beson në sistemin e drejtësisë dhe ka shumë shpresë se ankesa do të aprovohet. “Ka bazë të fortë juridike dhe faktike. Janë në opsion te gjitha masat, prej arrestit shtëpiak deri te heqja e te gjitha masave, nëse aprovohet ankesa”, është shprehur mbrojtësi i deputetes Kadaj-Bujupi.
Ndryshe, deputetja e AAK-së është arrestuar të mërkurën e javës së kaluar në shtëpinë e saj pas fletë-arrestit të lëshuar nga Gjykata lidhur hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...