Virologu gjerman, Christian Drosten, ka tronditur me deklaratën e tij, pasi ka theksuar se qytetarët e vaksinuar duhet të infekstohen qëllimisht me koronavirus.
Ai ka theksuar se kjo formë i bën ata më të mbrojtur ndaj koronavirusit, transmeton portal arbresh.info
Sipas tij, riinfektimi me koronavirus edhe pas vaksinimit mund të krijojë nivele të larta të antitrupave.
G20 premton se do të ndihmojë vendet e varfra me vaksina
Drosten gjithashtu ka shprehur dyshimin e tij, nëse vetëm vaksinimi mund të jetë i mjaftueshëm për të kapërcyer pandeminë.
“Ne patjetër duhet të kufizojmë kontaktet në vjeshtë”, tha ai.
Sipas tij, supozimi që të hyjmë në vjeshtë pa masa të shtrënguara është një “çmenduri”.
Bazuar në situatën aktule, theksoi ai, vaksina mbron kundër sëmundjeve të rënda, por jo edhe kundër infeksionit.
Në të njëjtën kohë, ai u bëri thirrje vaksinuarve që t’u përmbahen masave, sepse kjo është mënyra e vetme që ata mund të mbrojnë bashkëqytetarët e pavaksinuar./arbresh.info/
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...