Policia për disa ditë radhazi ka hasur në persona të dyshuar të cilët kishin prerë dhe vjedhur drunj në bjeshkët e Kaçanikut.
Në kuadër të aksionit “Mbrojtja e pyjeve 2021” lidhur me prerjen e pyjeve, transportin dhe shitjen ilegale të drunjve janë konfiskuar nëntë kamionë, gjashtë automjete xhipa të modifikuar, një automjet furgon, katër automjete pikap dhe një traktor.
Janë konfiskuar 130 metra drunj dhe një numër i konsiderueshëm i motosharrave, sëpata dhe zinxhirë me të cilat dyshohet së është bërë prerja e drunjve.
Ndërsa, janë shoqëruar 22 persona të dyshuar në stacionin policor të Kaçanikut dhe pas intervistimit nga ana e policisë automjetet dhe drunjtë u janë konfiskuar për procedura të mëtejme.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka thënë se do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve, transportit dhe shitjes ilegale të drunjve, si dhe apelon te qytetarët që sa herë hasin persona që prejnë, transportojnë dhe shesin ilegalisht drunj të njoftojnë menjëherë policinë./arbresha.info/

E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...