Aktori i njohur francez Jean-Paul Belmondo vdiq të hënën në shtëpinë e tij në Paris në moshën 88-vjeçare.
Lajmi u dha nga avokati i tij për agjencinë AFP, transmeton portal arbresh.info
Belmondo u bë i famshëm gjatë viteve 1960, ndërsa në vitet e 70-ta ai u bë yll i filmave aksion.
Ai ishte më i njohur për rolet e tij në filmat “Deri në frymën e fundit” (1960) dhe “Njeriu nga Rio” (1964).
Pasi pësoi një goditje në tru në 2001, Belmondo ndaloi aktrimin, por u kthye në skenë në vitin 2008 dhe luajti në “Njeriu dhe Qeni i Tij” i Francis Huster. Në vitin 2015, ai njoftoi se po tërhiqej nga kinemaja./arbresh.info/
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar
Java nis me diell, fundjava sjell reshje: Parashikimi i moti...
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...
Kurti merr pjesë në lansimin e Platformës për Siguri Kiberne...