Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural ka bërë Shpalljen e Programit të Pagesave Direkte për vitin 2021.
Përmes një konference për media, ministri Faton Peci ka thënë se për këtë çështje kanë në dispozicion një shumë prej 21 milion euro.
“Ky program u mundësua pas vendimit të Qeverisë Kurti 2 për 5 milion euro përkrahje shtesë. I ftoj të gjithë fermerët që të aplikojn nga dita e mërkur edhe kur do të hyjë në fuçi ky vendim. Programi në fjalë e rritë shifrën e përkrahjes në mbi 50 milion euro vetëm për këtë vit fiskal e që është përkrahja më e madhe ndajë fermerëve ndonjëherë”, ka deklaruar Peci.
Risi tjetër e këtij programi është edhe mbulimi i Primës së Sigurimit në vlerën prej 75% për gjashtë kultura bujqësore për fermerët që vendosin t’i sigurojnë kulturat bujqësore./arbresh.info/
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...