Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në mbledhjen e Kryesisë Qendrore që sot e mbajti në Gostivar, i ka zyrtarizuar kandidatët për kryetar komunash për zgjedhjet e 17 tetorit.
Siç njoftojnë nga BDI, kandidat për kryetar Komune në Gostivar do të jetë Nevzat Bejta, në Tetovë Teuta Arifi, në Kërçovë Fatmir Dehari.
Më poshtë i keni kandidatët e BDI-së për komunat në të cilat kanë vendosur të garojnë:
Ejup Abazi – Studeniçan
Suat Shaqiri – Çashkë
Hekuran Duka – Dibër
Erkan Arifi – Likovë
Nebi Rexhepi – Vrapçisht
Ramiz Merko – Strugë
Fatmir Izairi – Zhelinë
Besnik Emshiu – Bogovinë
Nuhi Neziri – Tearcë
Ali Jaoski – Pllasnicë
Arkin Jahii – Brvenicë
Blerim Bexheti – Saraj
Visar Ganiu – Çair
Fatmir Dehari – Kërçovë
Nevzat Bejta – Gostivar
Teuta Arifi – Tetovë
Ridvan Ibrahimi – Haraçinë
Kandidati për komunën Dollnen do të përcaktohet në ditët në vijim kryetari i partisë Ali Ahmeti./Telegrafi/
Mot me vranësira të dendura sot në Shqipëri
Messi nuk e ka harruar Neymarin, do ta shoh në Kupën e Botës
Sot shënohet Dita e Evropës – 75 vjet nga Deklarata e Shuman...
28 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit
LDK mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, pritet n...
Shpërthimi i hantavirusit, reagon Donald Trump