Në kohën kur Shtetet e Bashkuara përfunduan tërheqjen nga Afganistani, e i dhanë fund luftës në këtë vend, mbërritën raporte se në rajonin e vetëm që nuk kontrollohet prej talibanevë, në Luginën e Panjshirit ku është organizuar rezistenca kundër tyre, kanë nisur luftimet e para.
Reuters thotë se 8 militantë talebanëve mbetën të vrarë në përplasjet me forcat që kundërshtojnë regjimin e tyre. Zëdhënësi i grupit opozitar të pagëzuar si Forcat e Rezistencës Kombëtare, NRF, Fahim Dashti, tha se luftimet e armatosura u zhvilluan në hyrje të luginës. Talebanët kanë sulmuar pozicionet e luftëtarëve të NRF-së atje, por pa sukses.
Milici paraushtarake e ish forca afgane të sigurisë janë grumbulluar ne Panjshir dhe betohen për rezistencë deri në pikën e fundit të gjakut, teksa grupi islamist po kërkon të rrethojë zonën strategjike në malet e Hindu Kushit. Lugina e konsideruar e pamposhtur i ka të kufizuara pikat hyrëse e ofron dhe gjeografikisht, një avantazh të natyrshëm ushtarak. Kjo zonë ka një vlerë të jashtëzakonshëm simbolike në Afganistan pas ii ka rezistuar për më shumë se një shekull pushtuesve./express/
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...
Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ me mbledhje nga o...
Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pam...
Trump: Mund të takohem me liderin e ri të Iranit nëse ka një...
Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person