Katër policë janë plagosur sot dhe 50 persona janë arrestuar një proteste në Berlin.
Mijëra njerëz u mblodhën në protestë për të kundërshtuar masat e qeverisë për shkak të pandemisë Covid-19, transmeton portal arbresh.info
Sipas policisë gjermane, disa nga protestuesit u përpoqën që të kalonin barrikadat rreth ndërtesës së Reichstag, ku edhe u përleshën me policinë, shkruan Reuters.
Katër policë u plagosën në përleshje, ndërsa 50 persona u ndaluan për sulmin ndaj forcave të zbatimit të ligjit.
Protestuesit, disa prej të cilëve mbanin maska, tundnin pankarta ku shkruhej “Unë kam një opinion” dhe “Covid-84”, duke aluduar në librin e George Orëell të vitit 1984 mbi gjendjen totalitare.
Policia ka ndaluar nëntë tubimet e planifikuara për sot, përfshirë një të organizuar nga lëvizja Querdenker nga Shtutgarti, lëvizja më e dukshme kundër masave të koronës në Gjermani, raporton agjencia AP.
Më shumë se 2,000 policë u vendosën rreth qytetit për t’iu përgjigjur demonstratave, të cilat u mbajtën pavarësisht ndalimeve.
Protestat e sotme vijnë në mes të një debati në Gjermani se si dhe nëse do të vendosen masa kufizuese për njerëzit e pavaksinuar, një çështje që po bëhet gjithnjë e më urgjente ndërsa rritet numri i rasteve të virusit. Në fillim të muajit gusht, protesta të ngjashme u mbajtën në Berlin, duke përfunduar në përleshje me policinë dhe qindra persona të ndaluar./arbresh.info/
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...