Cristiano Ronaldo ka kompletuar rikthimin e tij në Manchester United 12 vjet pasi u largua nga Old Trafford për në Real Madrid.
Ylli portugez u largua nga Juventusi të premten para se të fluturonte për në Lisbonë, ku “Djajtë e Kuq” konfirmuan kthimin e tij në klub.
Sidoqoftë, tifozët e United që shpresojnë ta shikojnë atë në fundjavë kur të përballen me Wolves do të mbeten të zhgënjyer.
Ronaldo do të qëndrojë në Portugali gjatë pushimit ndërkombëtar para se të kthehet në Old Trafford.
Ndeshja e parë e United pas pushimit është në shtëpi me Newcastle United më 11 shtator dhe Ronaldo mund të bëjë debutimin e tij të dytë aty. /GE/
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...
KQZ: Përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme po zhvillohen s...
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve n...
Ylli i madh dëshiron të qëndrojë te Real Madridi pavarësisht...
Nuk zgjidhet i dërguari ndërkombëtar në Bosnje, dështojnë bi...
Lirohet kryetari i Mitrovicës së Veriut, para stacionit poli...