Përveçse është një burim i shkëlqyer i vitaminave dhe mineraleve, kanella përmban kalcium, hekur, mangan, vitaminë C dhe vitaminë K, si dhe fibra dietike.
Është një erëz që nuk guxon të mungojë në asnjë kuzhinë, transmeton portal arbresh.info
Kanellën mund ta përdorni edhe si:
Aromatizues për dhomë
Në mënyrë që shtëpia juaj të mbajë aromë të këndshme, një shkop kanelle bën mrekulli. Vendosni një shkop kanelle, disa feta portokalli në një enë më ujë dhe lërini të zien për disa minuta. Kjo do të bëjë që shtëpia juaj të mbajë aromë të jashtëzakonshme.
Largon milingonat
Nëse nuk e dini: milingonat urrejnë kanellën dhe refuzojnë të ecin pranë erëzave aromatike. Në vend që të përdorni sprej me erë të fortë dhe plot kimikate, spërkatni pak kanellë në të gjitha qoshet dhe milingonat do të largohen nga shtëpia juaj.
Largon aromat e forta dhe të pakëndshme
Pas skuqjes së ushqimit, ajo erë përhapet në të gjithë shtëpinë dhe zgjat për një kohë shumë të gjatë, por edhe në atë situatë, kanella është e pacenueshme. Spërkatni pak pluhur kanelle në një fletë pjekje të madhe dhe piqni në 120 ° C për një orë. Kjo do të të eliminojë të gjitha aromat e pakëndshme./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?