Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka reaguar për vrasjet e grave në Kosovë.
Kadaj ka thënë se në vendin tonë po reagohet vetëm kur dhuna ndaj grave po arrin kulmin e saj, pra kur po vritet ndonjë grua, transmeton arbresh.info
“Fakti që dhuna ndaj grave aktualizohet vetëm kur ajo mbërrin kulmin e saj, pra kur ndonjë grua vritet, tregon se as nuk po merremi si duhet e as sa duhet me këtë fenomen”, ka shkruar ish-deputetja.
Ajo ka kritikuar shteti e nuk po i merr seriozisht ofendimet dhe kërcënimet ndaj grave, e me këtë ajo thotë se po i vrasin për te dytën herë gratë e vrara.
“emi ata të cilët duke qenë se këtu shteti nuk i merr seriozisht kërcënimet as fyerjet ndaj grave, e siç po shihet së fundi as marrjen e jetës, këta nuk ndalen së ofenduari viktimat e duke kërcënuar edhe ato të cilat me aq sa munden kërkojnë drejtësi, mbrojtje e trajtim njerëzor të grave nga shteti. Në këtë rast po i vrasin për të dytën herë gratë e vrara sidomos kur prokuroria nuk ndërhyn ne asnjë rast të sharjes, fyerjes e kercenimeve publike që vijnë nga këta burreca të kompleksuar”, ka shkruar tutje Kadaj.
Postimi i saj i plotë:
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...