Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë shpallur të zhdukur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë pjesën perëndimore të Venezuelës.
Presidenti Maduro doli në një deklaratë për situatën me përmbytjet duke thënë se janë prekur dhe evakuuar më shumë se 35 mijë persona ndërsa 8000 shtëpi janë dëmtuar rëndë.
Situata shpallet më problematike në shtetin e Meridas, ku lumi Mocoties ka dalë nga shtrati.
Për pasojë është dëmtuar linja e furnizimit me energji elektrike dhe mijëra persona kanë mbetur pa rrymë. /EUROPA PRESS/
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë
Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar
Kurti mirëpret në takim Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë s...
Në 18-vjetorin e Pavarësisë, Haxhiu pret në takim nënkryetar...
Refuzohet ankesa e KB Prishtinës, mbetet në fuqi rezultati i...