Manchester City është duke tentuar për herën e fundit në transferimin e Harry Kane nga Tottenham Hotspuri.
Citizens ka disa javë që po tentojnë në transferimin e sulmuesit anglez, mirëpo Spurs deri më tani kanë refuzuar shitjen e tij.
Sipas asaj që raporton Daily Telegraph, kampioni në fuqi dëshiron të ofrojë rreth 140 milionë euro për kartonin e Kane.
Kreu i Tottenhamit, Daniel Levy po refuzon shitjen e lojtarit dhe është i vendosur që ta mbajë në skuadër.
Dëshira e lojtarit është që të kalojë te City dhe po bën presion që marrëveshja mes dy klubeve të arrihet sa më parë.
Kanë mbetur edhe shtatë ditë nga mbyllja e afatit kalimtar dhe gjërat ende duken larg sa i përket akordit mes dy klubeve rivale në Ligë Premier. /Telegrafi/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...